13.9 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

Tovërlani largohet nga Kosova U21

- Advertisement -

Pasi u emërua trajner te Prishtina, Afrim Tovërlani është larguar nga posti i selektorit te Kosova U21.

Me anë të një postimi në Facebook, Tovërlani ka konfirmuar largimin e tij.

“Deri sot kam pasur nderin të jem trajner i Kombëtares U21 të Kosovës, ndërsa nga sot do të vazhdoj rrugëtimin tim si trajner i FC Prishtina”, ka shkruar Tovërlani.

Ai ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës, në krye me Agim Ademin, për mirëkuptimin dhe mbështetjen që t’i bashkohet FC Prishtinës dhe të largohet në mënyrën më korrekte nga U21.

Po ashtu, falënderim të veçantë ja pasur për stafin teknik, stafin mjekësor, futbollistët dhe të gjithë ata që ishin pjesë e këtij rrugëtimi.

Ka shtuar se vendimi i tij bazohet në dy arsye kryesore: Kontrata ime me U21 skadonte në fund të dhjetorit dhe Dëshirën për të qenë më pranë profesionit tim të përditshëm.

“Ekipin e lë në një gjendje shumë të mirë, me gjasa të mëdha për kualifikim në Evropianin 2027 dhe jam krenar për punën që kemi bërë së bashku. Të gjithë ata që kanë qenë pranë meje e dinë se gjithmonë kam punuar me nder, korrektësi dhe përkushtim”, shtoi Tovërlani duke thënë se kurdo që Kombëtarja e Kosovës do ta ketë të nevojshëm kontributin e tij, ai do të jetë i  gatshëm.

Të ngjashme

Të fundit