0.6 C
New York
Wednesday, February 11, 2026

Buy now

Tottenhami shkarkon trajnerin Frank

- Advertisement -

Thomas Frank më nuk është trajner i Tottenhamit pasi të mërkurën është shkarkuar nga ky post, ka njoftuar ekipi që bën gara në Premier League të Anglisë.

Shkarkimi i trajnerit Frank erdhi një ditë pas humbjes që Tottenhami e pësoi në shtëpi nga Neëcastle Unitedi me shifrat 2:1.

Frank mori drejtimin e Tottenhamit në qershor të vitit 2025 dhe në kampionat nuk ka aspak rezultate të mira këtë sezon, ndonëse në Ligën e Kampionëve ka përfunduar në top-tetëshe.

Aktualisht, Tottenhami zë vendin e 14-të në Premier League me 29 pikë të mbledhura dhe është vetëm pesë pikë larg zonës së rënies në Championship.

Gjithashtu, Tottenhami këtë sezon është eliminuar si nga Kupa e Ligës ashtu edhe nga Kupa FA.

Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Tottenhamit, thuhet se është italiani Roberto De Zerbi, i cili gjithashtu të mërkurën konfirmoi largimin nga skuadra e Marseillet

Të ngjashme

Të fundit