Tottenham Hotspurs e kanë mposhtur bindshëm Manchester Unitedin.
“Djajtë e Kuq” u mposhtën në “Old Trafford” me rezultat 0:3 nga londinezët.
Nga minuti i 42-të, skuadra e Erik ten Hag, luajti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Bruno Fernandes, i cili u ndëshkua me të kuq.
Goli i epërsisë erdhi herët qysh në minutin e tretë, ku realizoi Brennan Johnson.
Skuadra e trajnerit Ange Postecoglou, vazhdoi dominimin ndaj kundërshtarit.
Në minutin e 47-të epërsinë në 0:2 e ngriti, Dejan Kulusevski.
Fitoren e vulosi, Dominic Solanke, i cili reaizoi në minutin e 77-të, për shifrat, Manchester United 0 Tottenham Hotspur 3.
Pas gjashtë javësh, Spurs janë në vendin e tetë me 10 pikë kurse United në të 12-tin duke i grumbulluar vetëm shtatë pikë.