9.9 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Tottenhami e fiton finalen angleze të Europa League, mposht Manchester Unitedin

- Advertisement -

Tottenham Hotspur ia del të fitojë trofe më në fund.

Pas 41 viteve, skuadra londineze fitoj trofeun e garës së dytë evropiane, Europa League, duke triumfuar në finalen angleze ndaj rivalit të Premier League, Manchester United.

Në stadiumin “San Mames” të Bilbaos, në Spanjë, skuadra e Ange Postecoglu triumfoj me rezultat 1:0, për t’i sjellë skuadrës trofeun e parë që nga viti 2008.

Brennan Johnson në minutën e 42-të shënoj golin e vetëm të ndeshjes në favor të londinezëve.

Përveç trofeut që i shpëton sezonin Tottenhamit, pas një edicioni katastrofal në ligë dhe në pozitën e 17-të, suksesi në Evropë i siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Për ekipin e Ruben Amorim, që erdhi për të këndell “Djajtë e kuq”, finalja ishte një zhgënjim i madh, i një sezoni të tillë si ishte ky, që skuadrën e sheh në vendin e 16-të në ligë dhe pa futboll evropian sezonin e ardhshëm.

Të ngjashme

Të fundit