Tottenham Hotspur e ka mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 4:3 në kuadër të çerekfinales së EFL Kupës, kështu për të kaluar në gjysmëfinale.
Vendasit kaluan herët në epërsi kur Domenic Solanke shënoi për 1:0 në minutën e 15-të, që ishte goli i vetëm i pjesës së parë.
Skuadra e Ange Postecoglout realizoi dy gola të shpejtë me të nisur pjesa e dytë.
Ishte fillimisht Dejan Kulusevski, që dyfishoi epërsinë në minutën e 47-të.
Ndërsa Solanke shtatë minuta më vonë e shënoi golin e dytë personal në këtë takim, për rezultatin 3:0.
Manchester Unitedi nuk u dorëzua dhe e kërkoi me çdo kusht përmbysjen.
Zirkzee e ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 63-të, i asistuar nga Bruno Fernandes.
Ndërsa për 3:2 shënoi Diallo në minutën e 70-të.
Heung-min Son realizoi për rezultatin 4:2 në minutën e 88-të, ndërsa Jonny Evan e ngushtoi rezultatin në 4:3 në minutat shtesë, por kaq ishte nga Djajtë e Kuq në këtë përballje.
Tottenham Hotspur me fitoren 4:3 kalon në gjysmëfinale të Kupës EFL, me Manchester Unitedin që e ndërpret rrugëtimin në çerekfinale.