Skuadra e Tottenhamit ka dështuar ta administrojë epërsinë prej dy golave të krijuar në udhëtim te Brighton.
0-2 përfundoi pjesa e parë me realizimet nga Johnson e Maddison, por e dyta ishte e tmerrshme për londinezët.
Vetëm brenda 18 minutave, vendasit përmbysën gjithçka.
Fillimisht ishte Minteh ai i cili 180 sekonda pasi nisi pjesa e dytë, e ngushtoi disavantazhin në 1-2, dhjetë minuta pas tij rezultati barazohet nga Rutter, kurse veterani Welbeck në minutën e 66-të i dha vulë rikthimit senzacional të skuadrës së tij.
Pas këtij triumfi, Brighton renditet i gjashti në tabelë me 12 pikë, kurse me tri më pak “Gjelat” gjenden në vendin e nëntë.
Në xhiron e ardhshme, Tottenham e pret West Hamin, kurse Brighton udhëton te Newcastle.