Tottenhami assesi të këndellet, mposhtet nga rivali për mbijetesë

- Advertisement -

Tottenhami ka pësuar një humbje të rëndë, dhe kështu po rrezikon për së tëpermi rënien nga Premierliga.

Skuadra e drejtuar nga Igor Tudori është mposhtur thellë në shtëpinë e saj nga rivali direkt për mbijetesë, Nottinghami.

Mysafirët morën tri pikë të mëdha, me një fitore prej 3-0, duke kaluar mbi Tottenhamin.

Igor Jesusi shënoi në minutën e 45-të për 1-0 në pjesën e parë, teksa në të dytën, Nottinghami shënoi edhe dy herë të tjera.

Morgan Gibbs-White shënoi për 2-0, ndërsa Taiwo Awoniyi ia dha ‘goditjen’ e fundit skuadrës së Spurs.

Tottenhami megjithatë pati fat, pasi rivali tjetër, West Hami u mposht nga Aston Villa, me shifrat prej 2-0.

Kështu, Tottenhami ende është jashtë zonës së rrezikshme, por tashmë vetëm një pikë e ndan nga Championshipi.

Tottenhami ka 30 pikë, ndërsa West Hami 29 sosh.

Nottignhami tash është ngjitur në vendin e 16-të me 32 pikë.

Të ngjashme

Të fundit