Tottenham ka pësuar humbjen e radhës në udhëtim te Burnley, ndeshje që nuk ishte zhvilluar në xhiron e 13-të në Premierligë.
Spurs pësuan humbje me rezultat 1:0 edhe pse dominuan në çdo aspekt.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, ngase asnjëra skuadër nuk i konkretizoi aksionet e shumta.
Tottenham ishte më e rrezikshme dhe provuan disa herë përmes Harry Kane, por që u mungoi finalizimi.
Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për Tottenham, por ishte Burnley që gjeti rrugën drejtë golit.
Pas një harkimi të Brownhill, Mee ishte ‘harruar’ nga mbrojtja e Tottenham dhe lehtësisht shënoi me kokë nga afërsia (71′).
Ky gol ishte i mjaftueshëm që Burnley të arkëtoi pikët e plota dhe të nis largimin nga zona e rrezikshme, ku tani zënë pozitën e 18-të me 20 sosh.
Ndërkohë, Tottenham renditët në pozitën e tetë me 39 pikë./Lajmi.net/