Tottenham Hotspur e ka fituar derbin e javës së 22-të në Premierligë kundër Manchester Cityt.
“Spurs” triumfuan 1:0 në shtëpi ndaj Manchester Cityt, me ç’rast i kanë bërë “nder” rivalit Arsenalit që humbi një ditë më parë nga Evertoni.
Sulmuesi Harry Kane realizoi golin e fitores në minutën e 15-të, falë edhe asistimit nga Hojbjerg.
Me këtë gol Kane u bë golashënuesi më i mirë në histori të klubit.
“Qytetarët” mbeten në vendin e dytë me 45 pikë, pesë pikë më pak se Arsenal që gjithashtu ka një takim më pak.
Tottenham është i pesti me 39 pikë të grumbulluara.