Tottenham Hotspur ka kompletuar transferimin më të shtrenjtë në histori të klubit, duke nënshkruar me sulmuesin Dominic Solanke nga Bournemouth për afër 80 milionë euro.
Pasi u vunë pas një lëvizje për sulmuesin e Bournemouth, Spurs kanë nënshkruar zyrtarisht me anglezin. Klubi deklaron se 26-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2030 dhe mund të bëjë debutimin e tij kundër Leicester City më vonë këtë muaj.
Para kësaj marrëveshjeje, transferimi prej 55.5 milionë funte i Tanguy Ndombele nga Lyon në 2019 ishte blerja e tyre më e shtrenjtë, por ardhja e Solanke e tejkalon këtë shumë. Kjo është gjithashtu shitja më e shtrenjtë e Bournemouth, duke kaluar shifrën e transferimit prej 41 milionë £ (52 milion dollarë) të Nathan Ake te Manchester City në vitin 2020. Ndërsa trajneri Ange Postecoglou tha se Spurs “nuk do të arrijë ta zëvendësojë kurrë” Harry Kane, por do të shpresojnë që Solanke të jetë po aq produktiv para portës për ta, siç ishte Kane.
26-vjeçari është edhe transferi më i shtrenjtë deri më tani në afatin kalimtar veror 2024.
Solanke shënoi 21 gola dhe bëri katër asistime për Bournemouth sezonin e kaluar. Sulmuesi e filloi karrierën e tij në Chelsea, por hasi në vështirësi të tregonte veten e tij në skuadrën londineze. Një lëvizje në Liverpool në vitin 2017 nuk dha shumë fryte, por ai ishte në gjendje të rindërtonte karrierën e tij te Bournemouth.
Solanke, i cili gjithashtu kishte një periudhë huazimi te Vitesse në Eredivisie në sezonin 2015-16, mund të bëjë debutimin e tij në Tottenham kundër Leicester City të sapopromovuar, me përballjen që zhvillohet më 19 gusht në rikthimin e sezonit të ri të Premierligës.