Tottenham nuk ka fituar më shumë se një pikë në udhëtim te Evertoni, në kuadër të xhiros së 29-të në Premierligë.
Spurs zhvilluan lojë të bukur sidomos në pjesën e dytë, por epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1:1.
Everton e nisi shumë më mirë duke tentuar me anë të Gray, i cili rrezikoi nga distanca por goditi traversën.
Vendasit kërkuan edhe një penallti pas një ndërhyrje brenda zonës, por që arbitri nuk lejoi një gjë të tillë.
Tottenham dominoi në posedim këtë pjesë dhe kishte disa raste shënimi, mirëpo u mungoi finalizimi i tyre.
Në 45-minutëshin e dytë, gjërat u vështirësuan për vendasit pasi Abdoulaye Doucoure u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë te kundërshtari.
Ishte Harry Kane që kaloi Tottenhamin në epërsi duke u treguar i saktë nga pika e bardhë (68′).
Spurs provuan ta ruajnë deri në fund rezultatin, por minutat e fundit ishin tejet dramatik. Fillimisht, Lucas Moura mori karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë e vetëm dy minuta më vonë Michael Keane shënoi me kokë për të gëzuar vendasit.
Me këtë fitore, Tottenham ngrihet në pozitën e katërt me 50 pikë, derisa Everton tani renditët në pozitën e 15-të me 27 sosh