Tottenham Hotspur po planifikon ndryshime të mëdha në pankinë për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve të Telegraph Sport, drejtuesit e klubit londinez kanë zhvilluar tashmë bisedime me trajnerin italian Roberto De Zerbi.
Tekniku italian thuhet se ka dhënë pëlqimin për të marrë drejtimin e skuadrës, por vetëm nëse Spurs arrijnë të mbeten në Premier League. De Zerbi ka refuzuar një rol gjatë sezonit, pas largimit nga Olympique Marseille.
Ndërkohë, situata për trajnerin aktual Igor Tudor duket kritike. Ish-tekniku i Juventus ka regjistruar rezultate zhgënjyese, duke përfshirë eliminimin nga Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve dhe një seri negative në kampionat.
Humbja 3-0 në shtëpi ndaj Nottingham Forest ka shtuar presionin, me raportime që sugjerojnë se shkarkimi i Tudor mund të vijë shumë shpejt, gjatë pauzës së kombëtareve. Tottenham aktualisht ndodhet pranë zonës së rënies nga kategoria.






