Tottenham ka arritur të fitojë me përmbysje dhe me një rezultat të thellë ndaj Burnley.
Vendasit shënuan të parët që në minutën e katërt me anë të Foster, duke befasuar kështu skuadrën e Postecoglou.
Reagimi nga miqtë nuk vonoi, pasi Solomon asistoi për Son në minutën e 16 dhe koreani barazoi shifrat. Pa përfunduar ende pjesa e parë, Romero kalon në avantazh Tottenham me një goditje të bukur.
Pjesa e dytë ishte përsëri në favor të Tottenham, pasi gjetën golin e tretë me Maddison në minutën e 54’ dhe më pas Son dy gola të tjerë të shpejtë në minutën e 63’ dhe 66’, duke e çuar rezultatin përfundimtar 1-5. Broënhill shënoi golin e dytë për Burnley në minutën e 94’, duke e bërë rezultatin në 2-5.
Nga ana tjetër, City gjithashtu ka fituar thellë ndaj Fulham me rezultatin 5-1. Alvarez shënoi i pari për City në minutën e 31’, por menjëherë u barazuan shifrat me Ream në minutën e 33’. Në përfundim të pjesës së parë, Ake gjen golin e avantazhit për skuadrën e Guardiola. Në pjesën e dytë, Haaland shënoi golin e tretë në minutën e 58’, ndërsa pak minuta më vonë, në të 70’, norvegjezi shënon edhe golin e katërt me penallti. Në përfundim të sfidës, Haaland shënon edhe golin e pestë për City dhe të tretin personal në këtë sfidë.
Chelsea ndërkohë ka dështuar në shtëpi duke u mposhtur me shifrat minimale 0-1 ndaj Nottingham, me golin e vetëm të Elanga. /abcnews.al/
Golat e ndeshjes Manchester City-Fulham
Golat e ndeshjes Burnley-Tottenham
Goli i ndeshjes Chelsea-Nottingham