3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Tottenham bën hap prapa në luftë për kreun, barazon në udhëtim te Brentford

- Advertisement -

Tottenham Hotspur ka bërë hap prapa në luftë për kreun e tabelës, duke barazuar me Brentfordin në takimin e javës së 17-të në Premierligë.

“Spurs” barazuan 2:2 me Brentfordin në “Brentford Community Stadium”.

Janelt në minutën e 15-të dhe Toney në minutën e 54-të ia dhuruan epërsinë e dyfishtë Brentfordit.

Të besuarit e Contes gjetën forcën që të paktën ta shmangnin disfatën.

Harry Kane ngushtoi avantazhin në minutën e 65-të. Gjashtë minuta më vonë Hojbjerg barazoi rezultatin.

Tottenham me këtë barazim ka 30 pikë në pozitën e katërt. Brentford ka 20 pikë në vendin e nëntë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit