-0.8 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

“Totorina” nga Mozzik dhe Getinjo publikohet me 19 maj

- Advertisement -

Mozzik dhe Getinjo pak kohë më parë kanë paralajmëruar për një projekt të përbashkët muzikor.

Sot ata kanë zbuluar edhe detaje të reja

Përmes një postimi në ‘Instagram’, Mozzik ka njoftuar se kënga mban titullin “Totorina” dhe pritet të publikohet më 19 maj, ndërsa do të jetë e shoqëruar edhe me klip.

“19 maj, pas orës 00:00 publikohet projekti Totorina x Getinjo. A ju kujtohet “El Chapo” me dy këngë.. edhe këtë e kemi bë me një surprizë”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e imazhit.

Ndërkohë, krahas projekteve muzikore dhe koncerteve, Mozzik së fundmi është nderuar edhe me mirënjohje nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Gjermani, përkatësisht në Dyseldorf.

Kujtojmë që përveç në trevat shqiptar, reperit nga Ferizaj prej vitesh ka ndërtuar karrierë edhe në ato gjermano-folëse dhe këngët e tij priten mirë edhe nga diaspora.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit