25.3 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Totaj tubim me gra dhe vajza në Prizren: Pjesëmarrja e madhe është shenjë e qartë e fitores që po vjen më 12 tetor

- Advertisement -

Në një tubim të veçantë me gratë dhe vajzat e Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj ka theksuar përkushtimin e tij për ta ndërtuar një Prizren ku barazia gjinore dhe përfaqësimi i drejtë në çdo nivel të jenë realitet i prekshëm.

“Prizreni për gratë dhe përfshirja e barabartë në vendimmarrje është vizioni ynë. Gratë dhe vajzat e këtij qyteti kanë treguar gjithmonë forcë, dije dhe përkushtim për ta çuar përpara komunitetin tonë” – u shpreh Totaj.

Ai tha se pjesëmarrja masive në takim është dëshmia më e mirë e mbështetjes që po rritet çdo ditë.

“Pjesëmarrja dhe mbështetja e madhe e grave e vajzave është shenjë e qartë e fitores që po vjen më 12 tetor. Ky është momenti për ta bërë Prizrenin shembull të barazisë dhe përfshirjes” – tha ai.

Kryetari Totaj shtoi se qeverisja e tij do të vazhdojë me politika konkrete që fuqizojnë gratë në çdo aspekt:

“Do të zbatojmë buxhetim gjinor, do të ndërtojmë çerdhe të reja, do të mbështesim ndërmarrësinë femërore dhe do të ofrojmë grante komunale për gratë që duan të zhvillojnë biznesin e tyre. Barazia gjinore është vlerë që forcon tërë shoqërinë” – përfundoi Totaj.

Të ngjashme

Të fundit