17.4 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Totaj thotë se kandidon edhe për një mandat, konfirmon moskandidimin e Bedri Hamzës

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Bytyqi dhe njëheri nënkryetari i PDK-së ka konfirmuar se do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ai po ashtu ka përgëzuar Presidenten e vendit për datën e caktuar.

“Së pari i përgëzoj për datën e cila është vendosur se është një kohe e mirë. Gjithsesi do të kandidoj përsëri, me gjasa që do të fitoj edhe një mandat”, u shpreh Totaj.

Tutje ai tregoj se kandidimi I tij është çështje vetëm formal edhe është në përfundimi të formalizimit .

“Është çështje procedural do të shkoj në propozim formal edhe nuk ka asgjë të kontenstushme vetëm është çështje e përfundimit të procedurave formale në mënyrë që të formalizohet kanditatura”, ka thënë ai.

Totaj ka komentuar edhe kandidimin e Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës së Jugut.

Ai ka thënë se nga ajo çfarë është parë në media gjatë ditës Hamza nuk do të kandidoj edhe për këtë mandate.

“Me sa pamë në media Bedi Hamza nuk do të kandidojë, më sa me kujtohet Hamza kur ka kandiduar herën e kaluar ka thënë se do të jetë vetëm për një mandat. E pash që kandidat do të jetë aktualisht nënkryetari i komnës Arian Tahiri është një djalë i ri mbetet me i uru sukesë është përson që ka perspektiv mund ti mungoj përvoja por i kompenzon “, ka thënë përfunduar Totaj.

Totaj u shpreh se PDK do të rris numrin e komunave që do të udhëheq pas zgjedhjeve të tetorit ku aktualisht udhëheq me 8 komuna.

Të ngjashme

Të fundit