Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kërkuar nga qeveria një qasje më serioze për situatën me rrymën, pasi që ai vetë si kryetar i komunës së tij nuk mund t’u ndihmojë qytetarëve në këtë drejtim.
“Po më vjen keq, prej qytetarëve por nuk po kam çka me iu ba se nuk kam mundësi me vepru”, ka thënë Totaj në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Nuk kam as resurse e as kompetenca, por thjesht po apeloj edhe po shpresoj te një qasje më serioze e qeverisë aktuale, edhe në parandalimin e kësaj gjendjeje, por luftimin e shkaqeve, dhe jo të pasojave, sepse me pasoja po u morëm, ato vazhdojnë shkaqet me prodhu pasoja të tjera. Por duhet me i eleminu shkaqet në mënyrë që të kemi eliminimin e pasojave”.