7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Totaj: Projekti i Shatërvanit fillon në pranverën e vitit të ardhshëm

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka bërë të ditur se projekti i Shatërvanit do të fillojë në pranverën e vitit të ardhëm.

Ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1 ka thënë se vonesa ka ardhur si pasojë e marrjes së lejes nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë.

“Shatërvanin e kemi në projekt për me realizu në pranverën e vitit të ardhshëm, po na shtyhet pak, kemi pas më e rregullu këtë vit, mirëpo për shkak të domosdoshmërisë të marrjes së lejes nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë na është shtyrë pak projekti. Pa marrjen e pëlqimit nga ta, ne nuk mund të vazhdojmë asnjë projekt”, ka deklaruar ai.

Tutje, ai ka përmendur edhe lirimin e hapësirave publike, ku siç tha ai kanë hasur në rezistencë nga qytetarët.

Ai përmend edhe rezistencën e një asamblisti të PDK-së, i cili është larguar më pas nga kjo parti.

“Vlen më theksu edhe një projekt të rëndësishëm, lirimi i hapësirave publike nga këto konstruksione të palëvizshme të kafiterive, barëve…Kemi hasur në rezistencë. Çuditërisht rezistencën më të madhe e kemi pasur nga një asamblisti i PDK-së, mirëpo qasja jonë ka qenë dhe mbetet që ligji para të gjithëve…dhe asambleistit tonë ia kemi larguar konstruksionit, nuk është pjesë më e jona, po na kritikon, ka bërë kallëzim penale…”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit