24 C
New York
Monday, October 6, 2025

Buy now

Totaj prezanton planet për parkingjet dhe tregun në Prizren nëse fiton mandatin e ri

- Advertisement -

Kryetari aktual i Prizrenit dhe kandidat i PDK-së për një mandat të ri, Shaqir Totaj, ka prezantuar projektet kryesore që do të vazhdojnë gjatë mandatit të ardhshëm nëse fiton në zgjedhjet lokale.

Ai ka theksuar se disa projekte nga mandati i parë, si teleferiku dhe parkingjet, nuk kanë mundur të përfundojnë, por do të realizohen në të ardhmen.

Totaj gjithashtu ka përmendur ndërtimin e ndërtesës së re të komunës, zgjerimin e numrit të parkingjeve dhe disa projekte të tjera në vazhdim.

“Për mandatin e ardhshëm ne do të vazhdojmë me ato projekte që ne nuk kemi mundur t’i përfundojmë mandatin e parë ato janë teleferiku dhe parkingjet kryesisht. Mirëpo në ndërkohë i kemi zhvilluar edhe disa projekte tjera ndër to e rëndësishme është projekti për ndërtimin e ndërtesës së re të komunës edhe projekti për zgjerimin e numrit më të madh të parkingjeve si dhe projektet tjera që janë në vazhdim e sipër”, ka theksuar ai.

“Disa nga këto projekte kanë filluar, si rregullimi i tregut të gjelbërt, i cili realizohet me mjetet e fituara nga granti i performancës. Po ashtu, jemi në fazën e hartimit të projektit për ndërtesën e komunës, me qëllim që të gjitha drejtoritë të jenë në një lokacion”, ka deklaruar tutje Totaj në Debat Plus.

Totaj gjithashtu ka folur për zhvillimin e parkingjeve në Prizren, duke theksuar se disa iniciativa kanë filluar tashmë.

“Ne veç se kemi filluar me adresu qasjen e parkingjeve, kemi filluar me ndërtu një treg ku do të ketë qasje për parkingje aty, me grantin e performancës. Tregu është afër gjimnazit, me një vlerë prej 2 milionë e 50 mijë eurosh. Pjesa tjetër e parkingjeve do të jetë te ndërtesa e Shtëpisë së Bardhë, ku do të jenë rreth 250–300 vende në minus një dhe minus dy kat. Pjesa tjetër do të jetë karshi qendrës sportive, ku gjysma e lokacionit është për ndërtesën e re të komunës, kurse pjesa tjetër do të jetë një parking me 500–600 vende”, ka deklaruar Totaj.

Të ngjashme

Të fundit