-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Totaj për Qeverinë Kurti: Prej se ekziston, nuk ka pasur ndonjë vendim në favor tonë

- Advertisement -

I pari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka komentuar edhe qëndrimet e Qeverisë në raport me ndërkombëtarët.

Ai thotë se Qeveria Kurti nuk ka marrë asnjë vendim që është në favor të shtetit.

Sipas tij, vendimet e njëanshme e kanë sjellë vendin në një pozitë të degraduar.

“Prej se ekziston kjo Qeveri, unë për aq sa di unë në politikë, nuk ke pas ndonjë vendim që shkon në favor tonë. Po e shoh një qasje jobashkëpunuese, jokonstruktive, vendimmarrje e njëanshme e cila na ka pru me një pozitë të degraduar ku shtetet të cilat e kanë krijuar Kosovën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkësia Evropiane, po mendojnë neve me na qit sanksione. Mendoj se askush nuk mund të krenohet me këto gjëra”, deklaroi ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit