Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë se nuk beson se do të ketë Qeveri të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit të këtij viti.
Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai theksoi se ky qëndrim i tij bazohet në deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.
“Nuk mund të dimë saktë, por me aq sa e shoh zotërin Albin Kurtin dhe deklaratat e tij, nuk besoj se do të ketë Qeveri”, tha Totaj.
I njëjti është pyetur për deklaratat e fundit që pati kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një takim me qytetarët në Londër të Britanisë së Madhe. Totaj tha se i pari i VV-së vetë e ka nisur toksifikimin me opozitën.
“Ai tepër e do pushtetin, sa për mos me dashtë, ai ka thënë se nuk është lehtë, është thirrur në një farë toksifikimi të ambientit, e toksifikimin e ka nisur ai vetë i pari. Ta përkujtojmë se çfarë shprehje ka përdorur ndaj opozitës që mua më vie marrë t’i përdorë ato fjalë”, u shpreh Totaj.
Një ditë pas zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb, presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar Albin Kurtin për formimin e Qeverisë së re.
Afati për formimin e Qeverisë është 15 ditë, ndërsa dita e dielë e kësaj jave është afati i fundit