Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përmbyllur fushatën zgjedhore me një tubim të madh përmbyllës, ku morën pjesë shumë qytetarë.
Në fjalimin e tij, Totaj u shpreh i bindur se më 12 tetor do ta vazhdojë mandatin e ri, duke theksuar se puna dhe rezultatet e arritura gjatë qeverisjes së tij flasin vetë.
“Puna jonë foli. Prizreni foli. Me 12 tetor vazhdojmë për mandatin e ri!”, ka deklaruar Totaj.
Ai ka falënderuar qytetarët për mbështetjen dhe besimin e treguar gjatë gjithë fushatës:
“Faleminderit Prizren për këtë mbrëmje të bukur ”, ka shkruar Totaj.