24 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Totaj: Kurti nuk ka qenë i kënaqur që PDK e votoi Bashën, do t’i dalin edhe skandale të tjera

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka thënë në “Pressing” të T7, se votimi i Dimal Bashës nga PDK-ja nënkuptoi mbajtje e premtimit publik.

Ai ka deklaruar se Albin Kurtit nuk i ka pëlqyet ai votim.

Sipas Totajt, tash mund të dalin shumë skandale që demaskojnë konceptin e VV-së.

“PDK-ja ka dhënë një premtim publik që nuk do të votojë askë nga kabineti qeveritar, që ka lënë të nënkuptojë që dike tjetër mund të votojnë. Ne si PDK jemi konsultu që t’i përmbahemi premtimit të dhënë publikisht”.

“Ne kemi votu një person që nuk jemi të lumtur që ëshë ai, por nuk kemi dashur të jemi bllokues”.

“Kam përshtypjen që nuk e kanë pritur që kemi me votu, nëse keni parë reagimin e Kurtit me mimikë kemi parë që nuk jemi të kënaqur me atë që është votu. Në anën tjetër nëse është mirë që kemi votu sepse tash do të dalin edhe disa skandale tjera. Kjo e demaskon komplet konceptin e Vetëvendosjes”, ka thënë Totaj.

Të ngjashme

Të fundit