13.4 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Totaj kërkon edhe një mandat: Qeverisja lokale në Prizren ka performancë të lartë

- Advertisement -

Kandidati dhe kryetari aktual i Prizrenit nga PDK, Shaqir Totaj, ka folur në emisionin Debat Plus për arsyet pse ai dhe ekipi i tij meritojnë një mandat të tjetër në balotazhin e 9 nëntorit.

Totaj ka theksuar se qeverisja e tij lokale ka shënuar një performancë jashtëzakonisht të mirë gjatë katër viteve të fundit.

“Mendoj që është e rëndësishëm të theksohet që qeverisja lokale në Prizren e ka pas një performancë jashtëzakonisht të mirë në katër vitet e fundit. Dhe kjo performancë shumë e mirë është vlerësuar nga agjensione të jashtme. Jemi komuna më transparente për vitin 2024. E kemi fituar grantin  performancës në vlerë prej 2 milionë 50 mijë eurove. Kurse granti i performancës fitohet, kur komuna ka performancë të mirë dhe i plotëson kriteret. Pastaj shpenzimin e buxhetit e kemi pas në nivel të lartë, 96 për qind. Nga MAPL-ja jemi vlerësuar si komuna e katër më  e mira, kemi qenë në vendin 21 në vitin 2021. Kemi një ngrite nga 50 poena në 81.5 poena. Kjo ka ardhur si një rezultat i një performancë të mirë. Realizmi i projekteve shumë serioze”, ka thënë Totaj.

Të ngjashme

Të fundit