18.6 C
New York
Thursday, October 2, 2025

Buy now

Totaj i përgjigjet Abrashit: 100 milionët janë investuar në projekte konkrete

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i ftuar në emisionin FRONTAL në T7, i është kundërpërgjigjur kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për këtë komunë, Artan Abrashi, i cili kishte pyetur se ku kanë përfunduar rreth 100 milionë euro.

Totaj theksoi se këto janë mjete të buxhetit të Kosovës, të cilat janë përdorur për projekte të ndryshme në komunë.

‘‘Atij s’ka nevojë me i kallzu as prokurorisë s’ka nevojë me i kallzu se ato janë mjete të buxhetit të Kosovës që janë investu në projekte. Dhe të gjitha ato projekte që janë realizuar kanë kosto dhe obligime financiare që duhet me i kry’’, tha ai.

Më tej, kreu i Prizrenit u ndal edhe te ndikimi i kontratës kolektive në buxhetin e komunës, duke theksuar se kjo ka sjellë një barrë të rëndë financiare.

‘‘Një pjesë e atyre mjeteve kanë shku të qeveria qendrore për shkak të kontratës kolektive. Unë e konsideroj të padrejtë. Sepse kontrata është nënshkruar nga Ministria dhe sindikata e arsimit dhe jo nga komuna. Neve na’u kanë marr 22 milionë’’, tha Totaj.

Të ngjashme

Të fundit