24.2 C
New York
Sunday, July 27, 2025

Buy now

Totaj i PDK-së: Nëse votimi do të ishte për Limajn, do ta diskutonim

- Advertisement -

Kryetari në detyrë i Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj, në Tëvë1 ka komentuar zhvillimet aktuale politike dhe pozicionin e partisë së tij në lidhje me mundësinë e votimit të Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit.

“Për votim nëse do të ishte për Fatmir Limaj si kryeparlamentar, këtë do të duhej ta diskutonim. Këtë nuk mund t’ia themi as po, as jo. Mirëpo, sa i përket diskutimeve, kryesuesi i partisë sonë, Partisë Demokratike të Kosovës, nuk ka pasur minimumin e gatishmërisë për të kërkuar zgjedhje, sepse ne jemi PDK – kështu e kemi emrin dhe i përgjigjemi takimeve, por nuk ka pasur tentim”, deklaroi Totaj.

Ai theksoi se PDK ka një strukturë të qartë dhe nuk funksionon mbi bazën e individëve të vetëm.

“PDK-ja e ka një kryetar, e ka një legjitimitet dhe e ka një kryesi. Mirëpo PDK-ja ka debat të brendshëm dhe është normale që secili, përmes forcës së vet, ka ndikim në vendimmarrje. Por nuk janë katër njerëz që vendosin, është një dhe është mirë që e kemi një. Ne nuk jemi si Vetëvendosje, që një njeri të jetë ‘supermen’ dhe t’i dijë të gjitha. Po bëhet sikur ai i di të gjitha”, përfundoi Totaj.

Të ngjashme

Të fundit