8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Totaj e quan të pakuptimtë deklaratën e Kurtit për raportet qeveri – komuna

- Advertisement -

Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kryeministri Albin Kurti kishte njoftuar se javën që vjen pritet të mbahet një takim me kryetarët e komunave, për të cilët ka thënë se “në disa raste po përdoren për opozitë të nivelit qendror”.

“Dikur niveli qendror i bënte opozitë qeverisjes lokale, sot qeverisja lokale në disa raste po përdoret për opozitë nivelit qendror. Gabim ka qenë atëherë, gabim është edhe tani, bashkëpunimin e kemi përgjegjësi. Qeveria është e të gjithëve, edhe e komunave e komunat janë të qytetarëve jo të partive politike”, kishte thënë Kurti.

Në këtë takim përfaqësim do të ketë komuna e Prizrenit. Kështu ka thënë kryetari  i kësaj komune, Shaqir Totaj, duke mos treguar nëse do të shkojë ai apo dikush nga kabineti i tij. Totaj ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit për “opozitarizimin e komunave” derisa ka bërë me dije temat për të cilat do të flasin me shefin e ekzekutivit.

Deklaratën e Kurtit, Totaj e ka quajtur të pakuptimtë, sepse sipas tij, qeverisja lokale dhe qendrore duhet të jenë partnere dhe jo rivale.

“Qeverisja qendrore dhe lokale janë, ose të paktën do duhej të ishin, partnere e jo rivale, prandaj është e pakuptimtë kjo deklaratë sepse pushteti nuk mund t’i behet opozitë pushtetit”, ka thënë ai për “Express:.

Totaj ka treguar edhe se për çfarë tema do të diskutojnë në takimin me kryeministrin. Ai ka thënë se do të kërkojnë zhbllokimin e mjeteve vetanake të komunave.

“Do t’i diskutojmë çështjet e tatimit në pronë dhe faljen e 100 eurove që planifikon qeveria, çështjen e bartjes së mjeteve vetanake dhe çështje tjera me interes për qytetarët”, ka thënë Totaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit