4.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Totaj e godet Qeverinë për shtrenjtimin e tatimit: E pamundur të arsyetohet

- Advertisement -

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka kundërshtur ngritjen e normës së tatimit në pronë. Për këtë ai kritikoi Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti.

Ai ka thënë se një ndryshim i tillë nuk mund të arsyetohet, meqë ka krizë ekonomike. Ky ndryshim ka prekur veçanërisht zonat urbane.

“Në fillim të vitit qeveria i dyfishon faturat e tatimit në pronë, (veqanërisht për zonat urbane). Në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit, e vështirë të kuptohet dhe e pamundur të arsyetohet”, ka shkruar ai në Facebook, të martën.

“Shtetasit e punësuar në sektorin publik nuk e dijnë sa do ta kenë pagën, por faturat e tatimit në pronë tashmë i kanë të dyfishuara”.

“Veprime të këtilla nuk duhet bërë jasht kontekstit të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, sepse nuk kalon pa pasoja, të cilat mund të jenë serioze”, ka deklarur ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit