0.2 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Torturat në burgun e Lipjanit, emri i serbit që u arrestua i njohur për Bajrush Xhemailin

- Advertisement -

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemaili ka rrëfyer për torturat që kishte përjetuar në burgun e Lipjanit dhe ka treguar se gardiani i arrestuar në Graçanicë është i njohur për të e shokët e tij.

Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në burgjet e Jugosllavisë.

Torturat që iu bën ndër vite nëpër qeli, Bajrush Xhemailit e të burgosurve të tjerë, atë botë ishin çnjerëzore.

Mbi 300 të privuar nga liria që u transferuan nga Dubrava në Lipjan panë tmerrin me sy.

Pikërisht për dhunën e ushtruar mbi ta, të mërkurën në pranga të policisë ra gardiani serb, Dragisha Milenkoviq.

E për Xhemailin, emri i serbit del të jetë i njohur.

Për torturat e serbit që kreu në Lipjan, ai ka dëgjuar edhe nga shokët.

Maltretimet që iu bën që nga momenti kur po e fusnin në pavijonet e burgut i ka

Kushtet për 16 ditë aty e më pas transferimi në Serbi ishin të mjerueshme.

Pas masakrës së Dubravës, rreth 300 të burgosur tjerë u transferuan në Burgun e Lipjanit e më pas në Serbi ku qëndruanp deri pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit