Ferran Torres nuk do të largohet nga Barcelona këtë verë. Vendimi është marrë nga lojtari dhe klubi, sipas asaj që raporton Mundo Deportivo.
Sulmuesi spanjoll do të mbetet pjesë e skuadrës për sezonin e ri dhe është në planet e trajnerit Xavi.
Barcelona e konsideron Torres një lojtar të rëndësishëm dhe nuk ka ndërmend ta shesë këtë merkato.