11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Tori Spelling ka një vrimë të madhe në mes të gjoksit!

- Advertisement -

Aktorja e njohur Tori Spelling e njohur për rolin e saj në “Beverly Hills 90210” së fundmi serish u fol për “vrimën e madhe mes gjoksit të saj”, për të cilën mori shumë komente në rrjetet sociale. Fansat dyshuan se “vrima” ishte shkaktuar nga operacionet e shumta estetike që Tori ka bërë me kalimin e kohës.

Por ajo megjithatë, zbuloi se nuk është faji i saj, teksa foli për një gjendje mjekësore. “Kam vite që marr komente të tilla “Rregulloje atë gjë në mes të gjoksit”, “Çfarë është ajo, si vrimë e zezë”. Në fakt është një problem formimi kockor, quhet pectus excavatum”-tha aktorja. Pectus excavatum do të thotë sternum i fundosur dhe është një deformim kongjenital i murit të përparmë të kraharorit.

Kështu, sternumi dhe disa brinjë rriten në mënyrë jonormale nga brenda, duke krijuar një “vrimë” të dukshme. “Mund të bëja 50 operacione në gjoks, por sërish nuk do të largohej”-shtoi aktorja. Ndërkaq, sipas një raporti të Page Six, Tori Spelling dhe Dean McDermott thuhet se kanë më shumë se 200,000 dollarë borxh për një hua bankare 12-vjeçare.

Sipas dokumenteve gjyqësore të dorëzuara, Banka Kombëtare e Qytetit është ende duke kërkuar pagesë nga McDermott dhe Spelling për një kredi të vitit 2012 prej 400,000 dollarësh të cilën ata premtuan se do ta kthejnë me interes. Dokumenti thotë se Spelling i detyrohet bankës 219,796,66 dollarë, ndërsa McDermott është përgjegjës për 202,066,10 dollarët e mbetur.

“Kur një vendim paguhet ose zgjidhet plotësisht, ai kërkohet të zgjidhet në gjykatë dhe asnjë nuk është paraqitur në këtë rast”-tha avokati i Bankës Kombëtare, Joshua Friedman për Us Weekly. Banka ngriti fillimisht padi kundër ish-çiftit në dhjetor 2016 për shkelje të kontratës, llogari të mbivlerësuara dhe të ardhura të pahijshme. Në atë kohë, ata kishin një bilanc prej 188,803,38 dollarë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit