Planeti ynë është i mbushur me plot qytete të bukura për t’u vizituar, sa mund të jetë e vështirë të bësh një listë me vendet më të mira. Time Out ka zbuluar 10 qytetet më të mira në botë për vitin 2024. Kjo falë një studimi, ku u anketuan 20 000 banorë të qyteteve të ndryshme nëpër botë.
Vendi i parë që kryeson listën është New York. New York vendi ku ëndërrat bëhen realitet, qyteti që e kemi parë nëpër filmat më të bukur. Ajo që e bën të bukur këtë qytet, janë numri i madh i muzeve, si dhe skenat e teatrit në qytet. Sipas studimit, New York është vendi ku shumë banorë të qyteteve të tjera të botës, do të kishin dëshirë që të jetonin.
Në vendin e dytë sipas listës së Time Out është Cape Town, Afrika e Jugut, i cili është një vend i bukur, nga të gjithë të anketuarit. Kjo për faktin pasi ky qytet ka një kombinim tepër mahnitës të detit, peizazhit të qytetit dhe mjediseve malore të cilat janë spektakolare.
Gjithashtu ky qytet ja vlen të vizitohet edhe për nga kultura që ka. Diçka tjetër, që e bën atë Akoma dhe më të veçantë janë mbrëmjet muzeale gjatë natës, që mbahen në sezonin e verës.
Katy Scott, e cila është rritur në Cape Town dhe tani jeton në Francë, ka thënë për CNN Travel se e sheh qytetin, si ndoshta qytetin bregdetar më modest në botë. Duke e lavdëruar atë për restorante tepër të mira, për ferma të pacensuruara verërash, si dhe për një jetë nate të mrekullueshme. Por gjithashtu Scott shton se këto gjëra nuk janë të arritshme për shumicën e qytetarëve.
“Afrika e Jugut mund të festojë 30 vjet demokraci, por pabarazia në qyete si Cape Town është më e madhe se kurrë”, është shprehur ajo.
Me këtë Scott këshillon që për të kuptuar vërtetë qytetin dhe njerëzit e tij, vizitorët duhet të dalin nga flluska turistike dhe të bajnë udhëtimin në ishullin Robben ose në muzeun e District Six . Destinacione të cilat janë të rekomanduara edhe nga Time Out.
“Të dy vendet ofrojnë njohuri unike për historinë e Afrikës së Jugut”, thotë Katy Scott.
Më pas lista ndiqet nga Berlini (Gjermani), i cili cilësohet për jetën e natës plot gjallëri. Duke u ndjekur më pas nga Londra (Mbretëri e Bashkuar), që shquhet për pijet e saj legjendare, muzetë dhe galeritë falas. Në vendin e pestë është Madridi (Spanjë), që mbahet për pijet e jashtëyakonshme.
Dhe pesë qytetet e fundit janë: Meksiko, Liverpul, Tokio, Romë dhe Porto. /Gazeta Shqip/