Ferizaj sot do të bëhet me shtatoren e heroit, ish-kryeministrit, Tony Blair. Mirëpo, ky i fundit, nuk mund të jetë i pranishëm në ceremoni.
Lidhur me këtë, ai ka shkruar një letër, të cilën e ka publikuar Bashim Fazliu.
Letra e plotë:
NJOFTIM: KAM PRANUAR SOT NJË LETËR NGA TONY BLAIR
Kam nderin të ndaj me ju një letër direkte dhe një pjesë me shkrim e nënshkrim të vetë ish-kryeministrit britanik TONY BLAIR, datë 11.06.2024, të cilën ju ftoj ta lexoni qoftë në origjinal qoftë në përkthimin në shqip.
Falenderoj heroin tonë z. Tony Blair për respektin e shprehur për mua dhe njerëzit nga Ferizaj, me gjithë agjendën e tij të stërngjeshur, ku mes tjerash kemi edhe një zotim të vendosur të një vizite në të ardhmen direkt në Ferizaj dhe shtatoren.
Në të ardhmen do të shpalosen shumë gjëra besoj, dhe mbi të gjitha e vlerësoj lartë këtë letër, duke marrë parasysh rrethanat.
Ferizaj dhe Kosova nga nesër më 12 qershor 2024, në 25-vjetorin e çlirimit, do të bëhet me shtatoren e munguar të njeriut më meritor për këtë ditë – TONY BLAIR!
Urime të gjithëve!
Me shumë respekt,
Bashkim Fazliu #Migjeni, Iniciator
Drejtor Ekzekutiv
Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” / Foundation “Ëe remember Tony Blair”
11.06.2024
Vëmendje: Fondacioni “Ne kujtojmë Tony Blair” është bartës dhe organizues i tërë projektit mbi ngritjen e shtatores së Tony Blair-it dhe organizimin e tubimit Inaugurues me 12 qershor 2024 në Sheshin “Tony Blair” në Ferizaj, Kosovë.
#bfm #Fondacioni #NeKujtojmëTonyBlair #ËeRememberTonyBlair #shtatorja #TonyBlair #Ferizaj #Kosovo #SheshiTonyBlair #Inaugurimi #inauguration #12qershor2024 #12June2024 #Ftesë
****
Mr. Bashkim Fazliu
11 Qershor 2024
I dashur Bashkim, (me shkrim)
Desha t’ju shkruaj para 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës më 12 Qershor për të shprehur mirënjohjen time më të sinqertë për vendosmërinë tuaj të plotë për të porositur një shtatore time në qytetin e Ferizajt. Ky është një nder i vërtetë dhe më vjen shumë keq që nuk mund të jem i pranishëm në shpalosje.
Miqësia e njerëzve të Ferizajt është jashtëzakonisht e rëndësishme për mua dhe jam jashtëzakonisht i përulur nga
respekti që ju dhe ata që keni shfaqur ndaj meje. Kam pasur nderin të pranoj ftesën e Presidentit tuaj për të vizituar Kosovën këtë javë. Kosova do të ketë gjithmonë një vend në zemrën time dhe jam i vendosur që në të ardhmen të vizitoj njerëzit e Ferizajt dhe shtatoren.
Ju uroj suksesin më të madh me shpalosjen dhe shpresoj t’ju takoj personalisht një ditë së shpejti.
Me urimet e mia më të mira,
(me shkrim) Faleminderit shumë. Është një nder i madh për mua.
I juaji sinqerisht,
Tony Blair
***