Driton Toni Kuka ka dhënë komentet e tij për paraqitjen e ekipit kosovar në Grand Slamin e xhudos, të zhvilluar në Abu Dhabi.
Kosova e mbylli aventurën në Abu Dhabi me një medalje të bronztë të fituar nga Loriana Kuka.
Paraqitjet e xhudistëve/eve nga Kosova në këtë turne u përkthyen edhe në pikë olimpike. Siç shkruan Kuka, Kosova ka tani 490 pikë olimpike dhe shkon sigurt drejt Parisit 2024.