sh-mesfoshori i Real Madridit Toni Kroos, ka bërë një analizë të thelluar për stilin e lojës së Barcelonës dhe arsyet pse skuadra katalanase rrezikon shumë në ndeshjet e mëdha, veçanërisht në Ligën e Kampionëve.
“Lojë e tyre është një nga më emocionueset në Europë, por ata marrin kaq shumë rreziqe saqë, nëse Pedri, Raphinha apo Lamine Yamal nuk janë në ditën e tyre më të mirë apo mungojnë, çdo skuadër mund t’u shkaktojë probleme” shprehet ai.
Sipas tij, kjo është edhe arsyeja pse Barcelona u eliminua nga Interi sezonin e kaluar e simptomat e njëjta po shfaqen edhe këtë sezon.
“Ata lodhen pas minutës së 75-të, por nuk përshtatin lojën për të mbyllur hapësirat. Nëse nuk përshtat lojën kur je i lodhur, atëherë je më i ekspozuar ndaj golave të pësuar”, deklaroi ai.
Ky opinion u nda në podcastin “Einfach mal Luppen”, dhe ka ngjallur diskutime të shumta mes tifozëve të futbollit.