Avokati që njihet për qëndrimet pro VV-së dhe gabimet e rënda drejtshkrimore (të dyja epitetet i vërtetoi edhe të martën) shkroi pak fjalë me të cilat mund të përmblidhet qëllimi parësor i dërgimit të FSK-së te liqeni i Ujmanit, edhe pse bëhet fjalë për një tragjedi.
Duke publikuar një fotografi të një ushtari të FSK-së mbi urën e Liqenit të Ujmanit dhe mbishkrimin e një mediumi “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”, avokati pyeti me pikëçuditje: “A shkoim ne zghedhje !”
Në katër fjalë bëri dy gabime të rënda: “shkoim” dhe “zghedhje”. Mësa duket, ai mendon se shkronja “gj” shkruhet “gh” – gabim mjaft shqetësues.