17.2 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Tomë Gashi për paraqitjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Më së miri ka vepruar Kadri Veseli

- Advertisement -

Avokati Tomë Gashi ka thënë se në fjalimet hyrëse të gjyqit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që filloi këtë javë, më së miri ka vepruar Kadri veseli.

Gashi në emisionin DPT te Fidani në T7 ka thënë se paraqitja e Veselit ka qenë më e mira deri më tani.

“Më së miri ka vepru Kadri Veseli, e ka pranuar se nuk është fajtor dhe nuk ka dhënë kurrfarë deklarate. Strategjia e avokatit të tij, sepse unë vijë nga ky profesion dhe e njoh personalisht Emersonin pasi kam punuar me të. Edhe të tjerët nuk kanë gabuar, pasi janë fjalë hyrëse. Por askush nuk i merr si prova këto që u thanë”, ka thënë ai.

“Prokuroria do të mundohet të sjellë sa më shpejt dëshmitarin e parë. E ka paralajmëruar”, shtoi ai.

Të ngjashme

Të fundit