Avokati Tomë Gashi, njëherit përkrahës i madh i kryeministrit Albin Kurti, ka postuar një fotografi të çuditshme në ‘story’ të rrjetit social Facebook.
Duke buzëqeshur, Gashi ka treguar gishtin e mesëm ndërsa në foto duket mbishkrimi Zajednica, që lë të nënkuptohet se avokati i ka “nxjerrë gishtin” Zajednicës. Megjithatë, nuk mund të thuhet me siguri një gjë e tillë.
Kujtojmë se Gashi pak kohë më parë kishte treguar edhe se e do shumë kryeministrin Kurti, pasi “nuk po i lë të vjedhin të tjerët”. Avokati i famshëm kosovar së fundi ka qenë shumë i zënë në rastin Dehari, pas rastit tmerrues të zhdukjes së mostrave në Institutin Mjeko-Ligjor.
![](https://nacionale.com/uploads/335250272_702583191871915_1225192443346200550_n_2023-03-14-180149_xwft.jpg)