Pas dënimit të deputetes se LVV-së nga Gjykata Themelore me tri vjet burgim ka reaguar edhe avokati Tomë Gashi, ai ka zgjedhur një thënië nga Martin Luther King.
“Padrejtesia diku është rrezik për drejtësinë kudo”, ka shkruar Gashi në një status në facebook.
Të njejtin reagim e ka pasur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi i cili po ashtu e ka përdorur një thënie të aktivistit të parë afrikano-amerikan për të drejtat civile në SHBA, Martin Luther King në reagimin e tij ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prizren.
“Padrejtësia diku është rrezik për drejtësinë kudo!”, ka shkruar Abrashi, ish-kryesues i Kuvendit Komunal të Prizrenit”, ka shkruar ai në facebook.