Lajme

Tomë Gashi kërkon të jetë prezent kur Albulena Haxhiu të intervistohet për rastin Dehari

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2023

Avokati Tomë Gashi, i është drejtuar me një letër Prokurorisë Speciale të Kosovës, nga e cila ka kërkuar që të jetë prezent kur të intervistohet ministrja Albulena Haxhiu në lidhje me rastin Dehari.

Ai këtë veprim e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook.

Gashi ka thënë se prokurori i rasti ka kryer shumë veprime pa prezencën e tij, duke bërë rikonstuimin e vendit të vdekjes së Deharit si dhe marrjen në pyetje të deputetit Haki Abazi.

Postimi i plotë:

Prokuroria ne lufte me te verteten !

Tani kerkon te marr ne pytje Ministren e Drejtesis znj. Albulena Haxhiu e cila qe 7 vite kerkon vetem drejtesi per vrasjen e Astrit Deharit

Prokuori ka kryet shume veprime pa prezencen time , ka bere rekonstuimin e vendite te vrasjes se Astrit Deharit ne burgun e Prizrenit , ka maarr ne pytje deputetin Haki Abazi

Tani te shofim si do ti pergjigjet kesaj kerkese ..!