Avokati i familjes Dehari në rastin e vdekjes së Astritit, Tomë Gashi, i ka dërguar kërkesë prokurorisë speciale për ta marrë në pyetje deputetin Haki Abazi.
Gashi i ka kërkuar Abazit që të gjitha provat që ka në lidhje me rastin Dehari t’i dorëzoi në Prokurori dhe të bëhet dëshmitar në këtë çështje.
Postimi i avokatit Gashi:
Z.Haki Abazi dorëzoj provat ne Prokurori!
Pas prononcimeve te deputetit te Republikes se Kosoves z.Haki Abazi,
Kam paraqitur kerkese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves per marrjen ne pyetje te tij ne cilesin e Deshmitarit.
Z.Haki Abazi e ka borgj ndaj Astrit Deharit dhe e ka obligim ligjor qe te deshmoj dhe ti dorezoj te gjitha provat qe ai pretendon se i ka ne Prokurori e qe kan te bejne me rastin e zhdukjes se mostrave biologjike dhe te gjakut te Astritit, te cilat jane zhdukur nga Instituti i Mjeksise Ligjore ne Prishtine e qe per zhdukjen e tyre eshte bere e ditur para 2 muajve.
Deputeti z.Abazi ka deklaruar se ka bere nje hulumtim dhe se sipas tije egzistojne video-incizime me te cilat ”dihet qarte se kush ka hy tek frigoriferi” ne Institutin e Mjeksise Ligjore.
Askush nuk mund te intervistohet para se te intervistohet z.Haki Abazi.