Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nga sot i është bashkuar ekipit të mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili është arrestuar dhe akuzuar për keqpërdorime gjatë tenderimeve në Korporatë.
Me të marrë detyrën e avokatit, Gashi ka ngritur dyshime se Prokuroria po kalkulon në mënyrë të padrejtë ndaj Krasniqit, e sipas tij, nën këtë ndikim po bie edhe Gjykata.
Postimi i plotë:
Jo kalkulime por drejtesi!
Per z. Nagip Krasniqin duhet te kete drejtesi e jo kalkulime te Prokurorise
nen ndikimin e se ciles po bie edhe Gjykata.
Nga sot po i bashkohem ekipit mbrojtes te z. Nagip Krasniqit. Ne, ekipi mbrojtes, se shpejti do te paraqesim ankese ne Gjykaten Supreme te Kosoves, e cila duhet ta liroje z. Krasniqin nga paraburgimi i padrejte, i panevojshem, e i kunderligjshem!
Po flitet se Nagipi, ne KEK, plotve iu ka ndale tagjine, por une nuk po mundem ta besoj qe ata kane ndikim ne drejtesi.
Sa me shpejt qe Nagipi lirohet, aq me shpejt nje padrejtesi ndaj tij permiresohet!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=6068968849845463&id=100001972236481&mibextid=Nif5oz