6.3 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Tome, bëhet trajnerja e parë grua në krye të ekipit të Spanjës

- Advertisement -

Montse Tome, është emëruar trajnere e ekipit të femrave të Spanjës.

Kjo pasi u shkarkua Jorge Vilda, si reagim në lidhje me skandalin që ndodhi gjatë ceremonisë së medaljeve të Kupës së Botës në konkurrencën e femrave.

Tome ishte asistente e trajnerit paraprak, teksa bëhet gruaja e parë që e merr në drejtim Spanjën.

Përndryshe, kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës bëri xhiron nëpër botë, kur puthi në buzë futbollisten spanjolle gjatë ceremonisë së medaljeve, pasi triumfuan në finale ndaj Anglisë.

Reagimet ishin të shumta ku edhe u kërkua dorëheqja e Rubiales, por që ai ka refuzuar të bëjë një gjë të tillë deri më tani.

Në lidhje me këtë, edhe shtëpia më e madhe e futbollit FIFA, ka filluar hetimet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit