-1.8 C
New York
Monday, January 6, 2025

Buy now

Tom Holland zbulon për herë të parë arsyen e fortë pse nuk e shoqëron Zendaya-n në tapetin e kuq!

- Advertisement -

Tom Holland dhe Zendaya janë dy nga yjet më të mëdhenj të Hollywood-it, dhe të dy rastisin shpesh në ngjarje të mëdha si premiera, ndarje çmimesh dhe evente të tjera madhështore duke qenë profesionistë të së njëjtës fushë, aktrimit. Megjithatë, pavarësisht famës së tyre dhe marrëdhënies që e kanë bërë publike që nga viti 2021, është shumë e rrallë që t’i shohim të pozojnë së bashku në tapetin e kuq.

Çifti filloi të tërhiqte vëmendje që në vitin 2016, kur u shfaqën për herë të parë së bashku në filmin “Spider-Man: Homecoming”. Prej asaj kohe, karriera e të dyve ka marrë hov të madh me Tom Holland që ka vazhduar të luajë në filma të Marvel-it, ndërsa Zendaya ka pasur suksese të mëdha me projekte si “Dune: Part Two” dhe “Challengers”. Megjithatë, duket se mungesa e fotove të tyre së bashku nuk ka të bëjë me mungesën e mundësive, por me një zgjedhje të qëllimshme.

Në një intervistë për “Men’s Health”, Tom Holland foli për ndikimin që fama ka në jetën e tij të përditshme. Ai u shpreh se, për shkak të njohjes së tij publike, shpeshherë duhet të marrë masa shtesë për të ruajtur privatësinë.

“Kur shkoj në një shfaqje teatrale, gjithçka rezervohet paraprakisht dhe sigurohemi që të kemi një vend privat,” tha ai.

Holland pranoi se shpesh shmang daljet publike që nuk janë të domosdoshme, me përjashtim të premierave të Zendaya-s dhe pse ai zgjedh të mos ecë në tapetin e kuq me të, duke shpjeguar arsyen:

“Sepse nuk është momenti im, është momenti i saj dhe nëse dalim bashkë, do të bëhet fjalë për ne.”

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit