Cruise filloi të dilte me Khayrova në fund të vitit të kaluar, por sipas The Sun romanca e tyre u prish vetëm disa ditë pasi ai takoi fëmijët e saj.
Sipas raportimeve, 61-vjeçari e kishte ftohur romancën me Elsinan, pasi donte të mbeteshin miq – ata jetojnë në të njëjtin bllok apartamentesh në Londër.
“Nuk ka ndjenja të vështira mes tyre dhe për Tomin, marrëdhënia e tyre thjesht shkoi në rrjedhën e saj”, ka thënë një burim për The Sun.
The Sun zbuloi se Cruise dhe Khayrov, u takuan për herë të parë në dhjetor.
“Ata ishin të pandashëm, padyshim çift. Ai dukej se ishte i lidhur me të”, tha një dëshmitar okular për Daily Mail në atë kohë.
Aktori i njohur ka qenë tre herë i martuar më parë.
Ai ishte fillimisht i martuar me Mimi Rogers nga viti 1987 deri në 1990, me aktoren australiane Nicole Kidman nga 1990 në 2001 dhe me Katie Holmes nga 2006 në 2012.