19.1 C
New York
Friday, August 1, 2025

Buy now

Tom Cruise dhe Ana de Armas siç duket zyrtarizuan lidhjen, shihen dorë për dore së bashku

- Advertisement -

Tom Cruise dhe “dashuria e tij e re” Ana de Armas u panë dorë për dore gjatë një pushimi piktoresk këtë javë në Vermont.

Javën e kaluar, ylli i Top Gun, 63 vjeç, dhe aktorja e Blonde, 37 vjeçe, udhëtuan në Londër me helikopterin e tij dhe kaluan një mbrëmje së bashku në koncertin e Oasis në Wembley.

Tani udhëtimet e tyre verore i kanë kthyer sërish në SHBA, ku u panë duke shijuar një shëtitje romantike në Vermont.

Pas muajsh me thashetheme të vazhdueshme mbi natyrën e marrëdhënies së tyre, duket se Ana dhe Tom më në fund e kanë konfirmuar se janë çift.

Ata u panë duke ecur ngadalë përgjatë një trotuari të mbuluar me pemë në fshatin Woodstock, të shoqëruar nga disa miq, ndërsa dora e saj ishte kapur fort me të tijën.

Tom tregonte fizikun e tij të mirëmbajtur prej aktori aksion në një bluzë të ngushtë, të cilën e kishte kombinuar me xhinse të errëta dhe një kapele bejsbolli.

Ndërkohë Ana dukej e thjeshtë, por me stil, me një bluzë të bardhë të zakonshme, të futur në një palë pantallona elegante të zeza, të stilit “cigarette”.

Të ngjashme

Të fundit