19.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

​Tollovia nëpër librari për sigurimin e teksteve shkollore, Haradinaj: Pa koment (Video)

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka publikuar një video në Facebook, ku shihen disa prindër në një librari në Pejë duke pritur në radhë të gjata për t’i blerë tekstet shkollore.

Sipas tij, kjo situatë nuk komentohet.

“Në një librari në Pejë. Pa koment!”, ka shkruar Haradinaj.

Këtë vit shkollor, për herë të parë prindërit detyrohet detyrohen t’i blejnë librat, pas vendimit të MASHTI-të që mos të hap tender dhe mos t’ia dërgojë nxënësve librat në shkolla, por mjetet për libra t’i derdh në xhirollogarinë e prindërve, të cilët duhet të aplikojnë në e-Kosova.

Sipas MAShT-it, ky vendim është marrë në mënyrë që të ruhet buxheti i shtetit, pasi që kanë konsideruar se shtëpitë botuese i kanë shitur librat me çmime të larta./teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit