-1.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Tolgahan Sayışman shpërthen në lot, arsyeja i emocion të gjithë

- Advertisement -

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, është përlotur së fundmi dhe arsyeja është komentuar shumë në rrjet.

Tolgahan, i cili së fundmi po shijon suksesin edhe si producent, i është përgjigjur një sër pyetjesh përballë moderatores, gjatë një interviste televizive.

Aktori ka dhënë përgjigje të shkurtra për 40 pyetjeve sfiduese nga fusha të ndryshme të jetës. Mirëpo, momenti i cili shënoi kulmin gjatë intervistës, ishte kur ai nuk mundi t’i përmbante lotët, ndërkohë që prezantuesja përmendi raportin e tij me të atin.

Ai u shpreh se nuk emocionohet shpesh, por ju kujtuan gabimet e bëra dhe telashet që i kishte shkaktuar padashur të atit.

“Nuk e dija që do të reagoja kështu…”, tha aktori, duke kërkuar falje.

Më tej, ai shtoi se kur dëgjon tek flitet për të atin i kujtohet i biri.

“Është diçka që e kupton vetëm kur bëhesh prind”, tha Tolghan, i cili është baba i dy fëmijve Efehan dhe Alina nga martesa modelen shqiptare Almeda

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit