Kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, tashmë është bërë zbatimi i vendimit për Manastirin e Deçanit. Për këtë, ka folur në detaje edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde ku kritikoi ashpër Kosovën për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit.
Kosova është i vetmi shtet që nuk është anëtar në Evropë, edhe pse disa shtete rishtazi janë larguar, por se dallimi i vetëm ka të bëjë me mënyrën më të mirë se si të arrihet ky synim sa më shpejt që është e mundur dhe ne kemi thënë publikisht që Këshilli i Europës është organizatë e sundimit të ligjit dhe mos zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës suaj të Lartë është shkelje e qartë e sundimit të ligjit dhe jo mënyra më e mirë për ta arritur këtë synim sa më shpejt që është e mundur” – tha Rohde.
“Kosova është shtet demokratik dhe në një shtet demokratik ju keni një garantues të kushtetutës e që është Gjykata Kushtetuese dhe kjo gjykatë ka nxjerr një vendim të plotfuqishëm dhe nëse doni të bëheni anëtarë të Këshillit dhe paraprakisht nuk silleni si duhet kjo nuk është receta për t’u bërë anëtar” – tha tutje ai.
Kjo tashmë është bërë pika kryesore e përplasjeve edhe mes pozitës e opozitës.
Sot, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, në konferencë për media kanë dalur të flasin shefat e GP të partive në vend.
Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk ka ndonjë kërkesë nga qeveria për komunën e Deçanit që vendimi të zbatohet. Ajo ka thënë se janë në pritje të një tjetër vendimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës, lidhur me përkthimin gjatë procesit ku është bartur prona.
“Nuk kam informacion që është bërë kërkesë nga qeveria e Kosovës për manastirin e Deçanit. Ndërsa, në anën tjetër me të njëjtin proces, përveç vendimit të Kushtetueses, është një proces në Gjykatën Themelore të Prishtinës me të cilën është kontestuar përkthimi i procesit të pronës tek Manastiri. Nëse flasim për drejtësi, duhet të ekzistojnë parimet e njëjta. Zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushteutese duhet të jetë në pajtueshmëri në parimin e një aktgjykimi nga Gjykata Themelore që është në procedurë”, tha Kusari-Lila.
“Organet ose institucionet që duhet ta presin këtë janë jashtë Kuvendit, flasim për komunën ose Agjencionin Kadastral të Kosovës. Në secilën rrethanë pa pasur efektin e politizimeve siç është rasti me situatën në fjalë, shiqohet a ka konteste me një pronë sepse duhet pritur qartësimi”, tha ajo.
E në anën tjetër, krejt qëndrim tjetër ka opozita. Ata kanë theksuar se institucioni që duhet ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është Agjencia Kadastrale e Kosovës. Kështu ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
“Nuk është kompetencë e komunës së Deçanit, është kompetencë e Agjencisë Kadastrale. Këtë kompetencë e ka Agjencia që është në kuadër të Ministrisë së Infrastrukturës”, tha Gashi, raporton Nacionale.
Ngjashëm deklaroi edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri.
“Këtu askush nuk mundet me i ik përgjegjësisë së vet, ne si grup kemi bërë të ditur që vendimet e Gjykatave tona nuk mund t’i klasifikojmë çka duam të zbatojmë e çka jo. Duhet të zbatohen kur na pëlqejnë e kur jo. Vetëm atëherë reflektojmë seriozitet si shtet. Këtu kemi lojë fjalësh, hudhje të topit sa andej e sa këndej se marrim përgjegjësi”, tha Tahiri.
E Besnik Tahiri pyeti se “a po konkurron Kosova për Këshill të Evropës, a Deçani”. Duke ironizuar me kërkresat që vendimin ta zbatojë komuna e Deçanit.
“A është Kosova kah konkurron për Këshill të Evropës, a Deçani.Dihet be. Agjencioni Kadastral e ka detyrën dhe është Ministria që jep urdhër për këtë. Është vendim i Gjykatës Kushtetuese, dhe këtë duhet ta trajtojë këtë institucion. Aleanca nuk i diskuton vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Një shtet serioz nuk i bën ëktë. Pyetja jem për VV-në a është Kosova kah konkurron a Deçani”, tha Tahiri.
Këto deklarata erdhën pas reagimeve të shumta lidhur me mundësinë që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të kushtëzohet me zbatimin e këtij vendimi.
Kështu la të nënkuptohet edhe sot ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
“Kosova është i vetmi shtet që nuk është anëtar në Evropë, edhe pse disa shtete rishtazi janë larguar, por se dallimi i vetëm ka të bëjë me mënyrën më të mirë se si të arrihet ky synim sa më shpejt që është e mundur dhe ne kemi thënë publikisht që Këshilli i Europës është organizatë e sundimit të ligjit dhe mos zbatimi i aktgjykimit të Gjykatës suaj të Lartë është shkelje e qartë e sundimit të ligjit dhe jo mënyra më e mirë për ta arritur këtë synim sa më shpejt që është e mundur” – tha Rohde.
“Kosova është shtet demokratik dhe në një shtet demokratik ju keni një garantues të kushtetutës e që është Gjykata Kushtetuese dhe kjo gjykatë ka nxjerr një vendim të plotfuqishëm dhe nëse doni të bëheni anëtarë të Këshillit dhe paraprakisht nuk silleni si duhet kjo nuk është receta për t’u bërë anëtar” – tha tutje ajo.
Ai shtoi se, “Koha ka ardhur që të keni një situatë ku të gjitha palët, Prishtina, Deçani dhe Strasburgu do jenë fitues dhe kjo na tregon të gjitha, bëni atë tash dhe pastaj mund të merrni numër të konsiderueshëm të votave për t`u bërë anëtar i Këshillit”.
Sipas ambasadorit, nëse Kosova nuk e kalon Asamblenë Parlamentare kjo nuk është shenjë e mirë për marrjen e një vendimi të shpejtë.
“.. më lejoni të përsëris se dëshirojmë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Europës sepse ka një simpati shumë të madhe për Kosovën që ajo të bëhet anëtare por tani është në dorën e Kosovës ta bëjë pjesën e saj në rrugën për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe s’dua t’i përsëris thirrjet e të gjitha organizatave ndërkombëtare apo qeverive por se Deçani është një rast që duhet të kryhet” – tha ambasadori gjerman në Kosovë.